ILD kërkon të rekrutojë inspektorë jomagjistratë

Në përmbushje të misionit të veprimtarisë hetimore, Zyra e Inspektorit të Lartë të Drejtësisë fton të gjithë personat e interesuar, të aplikojnë për 4 vende vakante për pozicionin “Inspektor jomagjistrat” në Njësinë e Inspektorëve pranë ILD-së. Në një njoftim për mediat, ILD shprehet se inspektori kryen verifikime dhe hetime administrative rreth shkeljeve të pretenduara disiplinore ndaj gjyqtarëve […]

Maj 28, 2024 - 12:05
 0
ILD kërkon të rekrutojë inspektorë jomagjistratë

Në përmbushje të misionit të veprimtarisë hetimore, Zyra e Inspektorit të Lartë të Drejtësisë fton të gjithë personat e interesuar, të aplikojnë për 4 vende vakante për pozicionin “Inspektor jomagjistrat” në Njësinë e Inspektorëve pranë ILD-së.

Në një njoftim për mediat, ILD shprehet se inspektori kryen verifikime dhe hetime administrative rreth shkeljeve të pretenduara disiplinore ndaj gjyqtarëve dhe prokurorëve të të gjitha niveleve, anëtarëve të Këshillit të Lartë Gjyqësor, anëtarëve të Këshillit të Lartë të Prokurorisë dhe të Prokurorit të Përgjithshëm, si dhe për inspektimin institucional të gjykatave dhe të zyrave të prokurorisë.

Në ushtrimin e detyrës së tij, inspektori mbledh të dhëna dhe vlerëson çdo informacion, ose akt që çmon se është, ose mund të jetë i rëndësishëm për zbatimin e detyrës, në përputhje me parashikimet e Kodit të Procedurave Administrative dhe ligjit nr. 96/2016, datë 06.10.2016, “Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar.

Për kandidatët e interesuar, kushtet, kriteret, dokumentacioni paraprak dhe mënyra e dorëzimit, gjenden në këtu. Më shumë informacion lidhur me shpalljen dhe kriteret e kualifikimit, gjeni në këtu.

Afati për dorëzimin e dokumentacionit është data 26.06.2024.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.