Ilir Meta bën autokritikë pas pushimeve: Opozita, përgjegjëse për kapjen e shtetit!

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta tha se opozita duhet të forcohet, pasi e sheh si një nga mënyrat për t’i bërë ballë qeverisë, ose siç tha ai, “kapjes së shtetit”. Ndonëse nuk tha se kjo është një kritike, Meta akuzoi se kjo qeveri e ka bërë qytetarin të pafuqishëm, e sipas tij opozita […]

Gusht 9, 2023 - 14:30
 0
Ilir Meta bën autokritikë pas pushimeve: Opozita, përgjegjëse për kapjen e shtetit!

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta tha se opozita duhet të forcohet, pasi e sheh si një nga mënyrat për t’i bërë ballë qeverisë, ose siç tha ai, “kapjes së shtetit”.

Ndonëse nuk tha se kjo është një kritike, Meta akuzoi se kjo qeveri e ka bërë qytetarin të pafuqishëm, e sipas tij opozita mund të ndihmojë për “balancimin e kapjes së shtetit”.

“Nuk jemi për të bërë kritika për opozitën, e cila ka përgjegjësi në këtë histori të kapjes së shtetit, por e rëndësishme që fuqizimi i opozitës është në interesin e popullit, që të balancohet kjo kapje e shtetit, qytetari është bërë më i pafuqishëm. Shikoni taksën e tërmet, të vënë dhe taksë nga rrufeja që këta ta mbushin buxhetin që e kanë zbrazur, se e kanë zbrazur buxhetin për vota, në 14 maj”, deklaroi Meta.

Ai solli në vëmendje aferën e inceneratorëve, duke theksuar se është skandali më i madh i kësaj qeverie.

/a.r

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.