Ilir Meta tha se nuk e njeh, dalin fotot e tij dhe të Vasilit me ish-zv.ministrin e arrestuar sot

Teksa po komentonte urdhër arrestet e SPAK për 8 persona të akuzuar për shpërdorim detyre dhe mashtrim për rastin e koncesionit të sterilizimit, kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta është pyetur edhe për ish-zëvendësministrin e Shëndetësisë Klodian Rrjepaj që ka qenë një funksionar i LSI-së. Ish-zv.ministri i Shëndetësisë Klodjan Rjepaj dhe biznesmeni Ilir Rrapaj, […]

Gusht 17, 2023 - 21:42
 0
Ilir Meta tha se nuk e njeh, dalin fotot e tij dhe të Vasilit me ish-zv.ministrin e arrestuar sot

Teksa po komentonte urdhër arrestet e SPAK për 8 persona të akuzuar për shpërdorim detyre dhe mashtrim për rastin e koncesionit të sterilizimit, kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta është pyetur edhe për ish-zëvendësministrin e Shëndetësisë Klodian Rrjepaj që ka qenë një funksionar i LSI-së.

Ish-zv.ministri i Shëndetësisë Klodjan Rjepaj dhe biznesmeni Ilir Rrapaj, pronari i kompanisë Investital LLC, u arrestuan me urdhër të SPAK për koncesionin e sterilizimit me vlerë 100 milionë euro. Klodian Rjepaj ka qenë në krye të komisionit të prokurorimit publik në shkurt të 2013 kur u hap gara për koncesionin. Kontrata e Partneritetit Publik-Privat parashikonte sterilizim të përsonalizuar të pajisjeve kirurgjikale një përdorimshe. Hetimi për koncesionin e sterizilimit nisi në 13 janar 2020 për veprat penale “Shpërdorimi i detyrës” e “Shkelja e barazisë së pjesëmarrëve në tendera apo ankande publike” në bashkëpunim, “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetëror ose i të zgjedhurve vendorë” në lidhje me procedurën e dhënies me koncension “Për shërbime të integruara për ofrimin e setit të personalizuar të instrumenteve kirurgjikalë, furnizimin me material mjeksor steril njëpërdorimësh në sallat kirurgjikale si dhe trajtimin e mbetjeve biologjike dhe dezinfektimin e sallave kirurgjikale”, nga Ministria e Shëndetësisë.

Meta tha se prej shumë kohësh ai nuk ishte aktiv në këtë forcë politike dhe se nuk e mban mend si person Klodian Rrjepajn. Por në zgjedhjet e vitit 2017, Ilir Meta ishte vetë ai që e emeroi kryetar të LSI për njesinë nr 9 në Tiranë.

/a.r

Ilir Meta tha se nuk e njeh, dalin fotot e tij dhe të Vasilit me ish-zv.ministrin e arrestuar sot

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.