Ilir Meta thyen heshtjen: Pse deputetët e PL munguan në tryezën e Bardhit

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka argumentuar se përse deputetët e Partisë së Lirisë munguan në tryezën e përbashkët të zhvilluar një ditë më parë mes grupit të Gazment Bardhit dhe Sali Berishën. “Kanë qenë në vijën e parë të ballafaqimit me regjimit, në parlament dhe kudo dhe është e rëndësishme që 63 […]

Shtator 6, 2023 - 12:30
 0
Ilir Meta thyen heshtjen: Pse deputetët e PL munguan në tryezën e Bardhit

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka argumentuar se përse deputetët e Partisë së Lirisë munguan në tryezën e përbashkët të zhvilluar një ditë më parë mes grupit të Gazment Bardhit dhe Sali Berishën.

“Kanë qenë në vijën e parë të ballafaqimit me regjimit, në parlament dhe kudo dhe është e rëndësishme që 63 deputetë e opozitës t’i përgjigjen sakrificës të atyre që i kanë votuar në 2021 dhe të ndalojnë cdo lloj regjimi, që e ka parë si qëllim përçarjen e opozitës”, bëri me dije Meta.

Në “luftën” e brendshme të Partisë Demokratike, se kush është kryetar i grupit, Lulzim Basha apo Gazment Bardhi, Meta duket se mbështet këtë të fundit, ndonëse nuk e artikuloi në mënyrë të drejtpërdrejtë.

“Në demokraci, ju e dini që është vota, që është shumica që tregojnë legjitimitetin kudo ku është një diskutim, për mua është e rëndësishme unifikimi I opozitës dhe dhënia fund njëherë e përgjithmonë me regjimin”, deklaroi Meta.

Ai nuk dha një përgjigje konkrete nëse edhe në zgjedhjet në Kukës, do “t’i japë partinë” Sali Berishës.

“Janë çështje që merren ekspertët, urojmë që të ketë një reflektim sa më të thellë në Kukës nga të gjithë qytetarët dhe të japin një mesazh të qartë të regjimit”, tha Meta.

Meta zgjodhi të komentonte edhe ndryshimet në qeveri, sipas së cilit nuk sjellin asgjë të re.

”Hiq Lenën, vër Prenën, gjithnjë më e rëndë do shkojë një qeverisje, që bazohet vetëm në arrogancë, në përjashtim”, shtoi ish-presidenti.

/a.r

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.