“Impakti i organeve të drejtësisë…”/ Rama: Rruga drejt Shqipërisë 2030, me sfida të mëdha. Ky është vetëm fillimi

Kryeministri Edi Rama në fjalën e tij në Asamblenë e PS u shpreh se vendi tashmë ka hyrë në fazë të re, por ka ende shumë punë për të bërë. Rama nuk la pa përmendur edhe punën e institucioneve të drejtësisë për të cilën u shpreh se impakti i organeve të reja të drejtësisë ka […]

Shtator 4, 2023 - 17:09
 0
“Impakti i organeve të drejtësisë…”/ Rama: Rruga drejt Shqipërisë 2030, me sfida të mëdha. Ky është vetëm fillimi

Kryeministri Edi Rama në fjalën e tij në Asamblenë e PS u shpreh se vendi tashmë ka hyrë në fazë të re, por ka ende shumë punë për të bërë.

Rama nuk la pa përmendur edhe punën e institucioneve të drejtësisë për të cilën u shpreh se impakti i organeve të reja të drejtësisë ka qenë i pazakonshëm, ndërsa paralajmëroi se sfidat mbeten edhe të mëdha.

“Shqipëria ka hyrë në një fazë të re, është në një nivel të ri. Ka plot arsye që e pohojnë këtë. Por dy janë pohimet më të mëdha, e para sezoni i turistik dhe e dyta impakti i pazakonshëm i organeve të reja të drejtësisë.

Ky është vetëm një fillim i ri nga një nivel i ri dhe nuk është maja ku duam të arrijmë në fund të kësaj. Shqipëria 2030 është ende përpjetë dhe sfidat janë ende më të mëdha. Sa më shumë bëjmë progres aq më shumë rritet nevoja për fuqizim politik”, tha Rama./m.j

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.