Importi ‘pa doganë’ nga Serbia, lë mollët e Korçës stok në frigorifer

Mijëra tonelata me mollë kanë mbetur stok në frigoriferët e grumbulluesve në juglindje të vendit në qarkun e Korçës. Bëhet fjalë për mollë të cilësisë së parë, pa përmendur varietet e tjera që kanë cilësi më të ulët ose që mund të përdoren për lëngje apo komposto. Një situatë e tillë ka qenë e paprovuar […]

Shkurt 1, 2024 - 16:21
 0
Importi ‘pa doganë’ nga Serbia, lë mollët e Korçës stok në frigorifer

Mijëra tonelata me mollë kanë mbetur stok në frigoriferët e grumbulluesve në juglindje të vendit në qarkun e Korçës.

Bëhet fjalë për mollë të cilësisë së parë, pa përmendur varietet e tjera që kanë cilësi më të ulët ose që mund të përdoren për lëngje apo komposto.

Një situatë e tillë ka qenë e paprovuar më parë nga grumbulluesit, të cilët japin sipas tyre edhe arsyet e këtij stoku.

“I gjithë problemi është Serbia që fut mallra pa doganë.”

Një prej fermerëve që ka sipërfaqe të mëdha të mbjella me mollë dhe kultura të tjera të drufrutorëve thotë se pjesën më të madhe të prodhimit e ka të pashitur.

“Çmimi i lartë i blerjes së mollës dhe importi ka bllokuar sasinë në frigoriferët e fshatit Dvoran që ka sipërfaqet me të mëdha të mbjella me mollë. “

Fermerët e juglindjes si zgjidhje shohin rritjen e referencave doganore pasi vetëm kështu mbrohen interesat e tyre.

Grumbulluesit dhe fermerët e mëdhenj të mollës mësohet se kanë pasur takime edhe me përfaqësues të ministrisë së bujqësisë, por ende nuk ka një vendimmarrje konkrete për të tejkaluar këtë situatë.

/f.s

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.