Inceneratorët, Ahmetaj merret i pandehur edhe për Elbasanin

Prokuroria e Posaçme (SPAK) ka nisur komunikimin e akuzave për ish-kryeministrin Arben Ahmetaj, dhe dy biznesmenët Klodian Zoto dhe Mirel Mërtiri lidhur me

Mars 21, 2024 - 14:45
 0
Inceneratorët, Ahmetaj merret i pandehur edhe për Elbasanin

Prokuroria e Posaçme (SPAK) ka nisur komunikimin e akuzave për ish-kryeministrin Arben Ahmetaj, dhe dy biznesmenët Klodian Zoto dhe Mirel Mërtiri lidhur me fraksionin e ndarë të inceneratorit të Elbasanit.

Kujtojmë që ish-kryeministri Ahmetaj është nën hetim edhe për veprat penale pastrim parash, korrupsion në 6 raste dhe fshehje pasurie.

Njoftimi:

Prokuroria e Posaçme ka nisur komunikimin e akuzave ndaj Arben Ahametajt, Klodian Zotos dhe Mirel Mërtirin, lidhur fraksionin e ndarë të inceneratorit të Elbasanit.

Ahmetaj është nën hetim për procedimin penal 277/1 për veprat penale pastrim parash, korrupsion në 6 raste dhe fshehje pasurie.

Gjatë hetimeve pas kallëzimeve që u bënë ndaj tij, se ka përfituar dhurata e udhëtime të paguara nga administratorët e inceneratorëve, u ngritën 3 akuza teksa u shpall në kërkim ndërkombëtar.

Lidhur procedimin e parë për grupin e zyrtarëve mes të cilëve edhe ish-ministri i mjedisit Lefter Koka, GJKKO ka përfunduar gjykimin duke dhënë edhe dënimet përkatëse.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.