Inceneratori i Tiranës/ Apeli shtyn për të shtunën seancën për ankimimin e ish-zyrtarëve të lartë. Kërkojnë lehtësimin e masave të arrestit

Apeli i GJKKO-së ka vendosur që të shtyjë për të shtunën (26 janar), ankimimin nga ish-zyrtarët e lartë që akuzohen për shpërdorim detyre në lidhje me aferën e inceneratorit të Tiranës për lehtësimin e masave të arrestit. Kush kërkon lehtësimin e masave të arrestit? Dy ish-zyrtarët e lartë që ndodhen në burg, ish-ministri i Mjedisit […]

Janar 26, 2024 - 16:02
 0
Inceneratori i Tiranës/ Apeli shtyn për të shtunën seancën për ankimimin e ish-zyrtarëve të lartë. Kërkojnë lehtësimin e masave të arrestit

Apeli i GJKKO-së ka vendosur që të shtyjë për të shtunën (26 janar), ankimimin nga ish-zyrtarët e lartë që akuzohen për shpërdorim detyre në lidhje me aferën e inceneratorit të Tiranës për lehtësimin e masave të arrestit.

Kush kërkon lehtësimin e masave të arrestit?

Dy ish-zyrtarët e lartë që ndodhen në burg, ish-ministri i Mjedisit Lefter Koka dhe ish -Drejtori i Punëve Publike në Bashkinë e Tiranës, Taulant Tusha, Namik Simixhiu, Bledar Karoli kërkojnë një masë më të lehtë.

Ndërsa të akuzuarit e tjerë që ndidhen në arrest shtëpie, Alba Thoma, dhe Silena Tola, Sidrita Kopliku dhe Pëllumb Abeshi, kërkojnë masa më të lehta sigurie, me pretendimin se nuk kanë kryer vepër penale.

Ata pretendojnë se nuk kanë mundësi që të prishin provat, dhe nuk ekziston rreziku që ti shmangen hetimit të çështjes.

Në lidhje me këtë çështje hetimore, agjentët e Byrosë Kombëtare të Hetimit zbarkuan në zyrat e drejtorisë se punëve publike që ndodhen në afërsi të Rrugës së Durrësit ku ushtruan kontroll duke marrë prej andej kompjutera dhe duke sekuestruar dosje të ndryshme./m.j

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.