Inceneratori i Tiranës, SPAK lëshon 15 urdhërarreste, zbulohen 4 prej emrave

Prokuroria e Posaçme (SPAK) ka lëshuar 15 urdhërarreste në kuadër të hetimeve për aferën me inceneratorin e Tiranës. Mësohet se 4 prej emrave ndaj të cilëve SPAK ka lëshuar urdhërarreste janë biznesmenët Klodian Zoto dhe Mirel Mërtiri si dhe Taulant Tusha, drejtor i Infrastrukturës në bashkinë Tiranës dhe Namik Simixhi, si pjesëtar i Komisionit të […]

Dhjetor 8, 2023 - 21:05
 0
Inceneratori i Tiranës, SPAK lëshon 15 urdhërarreste, zbulohen 4 prej emrave

Prokuroria e Posaçme (SPAK) ka lëshuar 15 urdhërarreste në kuadër të hetimeve për aferën me inceneratorin e Tiranës.

Mësohet se 4 prej emrave ndaj të cilëve SPAK ka lëshuar urdhërarreste janë biznesmenët Klodian Zoto dhe Mirel Mërtiri si dhe Taulant Tusha, drejtor i Infrastrukturës në bashkinë Tiranës dhe Namik Simixhi, si pjesëtar i Komisionit të tenderit.

Kujtojmë së më 1 gusht, Gjykata e Posaçme me kërkesë të SPAK firmosi vendosjen e sekuestros preventive ndaj kompanisë “Integrated Energy B.V. S.P.V.” sh.p.k”, që është kompania koncesionare e inceneratorit të Tiranës si dhe të gjitha pasuritë e luajtshme dhe të paluajtshme të kësaj kompanie.

Sipas SPAK ka rezultuar se Klodian Zoto dhe Mirel Mërtiri janë pronarët e vërtetë të shoqërisë “Integrated Energy B.V SPV” sh.p.k, e cila më 31 gusht 2017 ka fituar kontratën koncesionare “Ndërtim landfilli, inceneratori dhe rehabilitimi i vendepozitimeve ekzistuese, Tiranë me kosto të investimi të parashikuar në kontratën koncesionare në vlerën 128,248,330 Euro (njëqind e njëzet e tetë milion e dyqind e dyzetë e tetë mijë, e treqind e tridhjetë) pa TVSH.

Gjithashtu sipas SPAK, Zoto dhe Mërtiri janë pronarët “de facto” të shoqërisë mëmë të saj, të themeluar në Hollandë, “Integrated Energy B.V”, ndryshuar më pas me emrin “Geogenix B.V”./m.j

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.