Incidentet e opozitës në Kuvend; SPAK nis hetimet

Incidentet e dhunshme dhe hedhja e tymuesëve në seancën plenare ka bërë që Prokuroria e Posaçme, agjentë të BKH si dhe policia e

Nëntor 2, 2023 - 13:50
 0
Incidentet e opozitës në Kuvend; SPAK nis hetimet

Incidentet e dhunshme dhe hedhja e tymuesëve në seancën plenare ka bërë që Prokuroria e Posaçme, agjentë të BKH si dhe policia e Tiranës të zbarkojnë dhe të nisin hetimet dhe verifikimet për ngjarjet e shënuara nga deputetët e opozitës.

 

Kreu i Policisë së Tiranës Tonin Vocaj ka mbërritur pas përplasjeve fizike në Kuvend ku në bashkëpunim me BKH kanë nisur mbledhjen e provave për të faktuar dhunën e ushtruar, ndërkohë pritet që pas veprimeve të para të nisin edhe procedimet penale.

 

SPAK është në krye të hetimeve për shkak se ngjarjet kanë të përfshirë deputetë të Kuvendit ku çdo lloj vepre penale të kryer nga ligjvënësit hetohet pikërisht nga strukturat e posaçme.

 

Ende nuk dihet se cilët deputetë do të përfshihen në këtë hetime apo akuzat e ngritura, pasi procesi është ende në verifikim.

 

Pritet që policia e Tiranës dhe SPAK të reagojnë zyrtarisht në përfundim të mbledhjes së provave.

 

Menjëherë që në nisje të seancës plenare, opozitarët nisën përplasjet fizike, hedhjet e karrigeve si dhe përdorimin e tymuesve.

 

Në gadishmëri të plotë në lidhje me ngjarjet ishte edhe garda e Republikës.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.