Incidentet në Arenën Kombëtare, UEFA jep dënimet për Beşiktaş, trembet Tirana

Incidentet e ndodhura në Arenën Kombëtare, në ndeshjen ndërmjet Tiranës dhe Beshiktash, u shoqëruan me dënimet e para nga UEFA. Sfida e turit të dytë kualifikues në Conference League nisi me dhunë në tribuna, pas përplasjes së dy tifozerive dhe starti i lojës u shty me 14 minuta. Pas ngjarjes, klubi i Beshkitash njoftoi se […]

Gusht 9, 2023 - 13:00
 0
Incidentet në Arenën Kombëtare, UEFA jep dënimet për Beşiktaş, trembet Tirana

Incidentet e ndodhura në Arenën Kombëtare, në ndeshjen ndërmjet Tiranës dhe Beshiktash, u shoqëruan me dënimet e para nga UEFA.

Sfida e turit të dytë kualifikues në Conference League nisi me dhunë në tribuna, pas përplasjes së dy tifozerive dhe starti i lojës u shty me 14 minuta.

Pas ngjarjes, klubi i Beshkitash njoftoi se është gjobitur me 40 mijë euro nga UEFA, teksa tifozëve turq u është ndaluar trasferta për ndeshjen e radhës me Neftçi Baku në Azerbajxhan.

Këto masa trembin Tiranën, që si klub organizator rrezikon penalitet edhe më të rëndë financiar, por ndoshta edhe me ndeshje pa tifozë.

/a.r

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.