Incidenti i pazakontë, avioni i mbushur me pasagjerë zbarkon në mes të acarit siberian

Tridhjetë pasagjerë dhe katër anëtarë të ekuipazhit u evakuuan pa probleme nga avioni i Polar Airlines në rajonin më të ftohtë të Siberisë,

Dhjetor 28, 2023 - 16:41
 0
Incidenti i pazakontë, avioni i mbushur me pasagjerë zbarkon në mes të acarit siberian

Tridhjetë pasagjerë dhe katër anëtarë të ekuipazhit u evakuuan pa probleme nga avioni i Polar Airlines në rajonin më të ftohtë të Siberisë, Yakutia.

Piloti ngatërroi lumin e ngrirë Kolyma për një brez të vogël uljeje në Zyryanka të largët, rreth 70 milje nën Rrethin Arktik me një popullsi prej më pak se 4,000 banorë.

Avioni 52-vjeçar An-24 ishte nisur nga qyteti më i ftohtë në botë, Yakutsk dhe aksidentalisht u ul në akull të ngrirë në vend të një piste buzë lumit në minus 41 gradë Celsius.

“Nuk pati viktima”, raportoi media Evening Yakutsk.

Aeroplani nuk është zhvendosur pavarësisht se nuk ka pësuar dëme të konsiderueshme, thuhet në raportet.

Ai nuk fluturoi për në Srednekolymsk, siç ishte planifikuar. Zbarkimi në lumë u klasifikua si një “incident i rëndë” nga Administrata Federale e Aviacionit të Rusisë.

“Gjatë uljes, avioni devijoi nga pista”, tha Zyra e Prokurorisë së Transportit të Siberisë Lindore.

“Sipas informacioneve paraprake, shkak i incidentit ajror ka qenë një gabim i ekuipazhit gjatë drejtimit të avionit”, tha prokuroria, teksa për ngjarjen ka nisur një hetim. /vizionplus.tv

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.