Incidenti në Kuvend me deputetin e “Rithemelimit”, mbërrin në SPAK Vullnet Sinaj

Deputeti socialist Vullnet Sinaj ka mbërritur këtë pasdite në SPAK, për t’u pyetur për incidentin në Kuvend me deputetin demokrat Bledjon Nallbati. Ndërkohë, gazetarja Anila Hoxha raporton se SPAK i ka kërkuar Nallbatit të paraqitet të hënën. Për të dy janë dorëzuar kallëzime nga PS dhe PD, ndërkohë që një ditë më parë, Prokuroria e […]

Nëntor 3, 2023 - 15:50
 0
Incidenti në Kuvend me deputetin e “Rithemelimit”, mbërrin në SPAK Vullnet Sinaj

Deputeti socialist Vullnet Sinaj ka mbërritur këtë pasdite në SPAK, për t’u pyetur për incidentin në Kuvend me deputetin demokrat Bledjon Nallbati.

Ndërkohë, gazetarja Anila Hoxha raporton se SPAK i ka kërkuar Nallbatit të paraqitet të hënën.

Për të dy janë dorëzuar kallëzime nga PS dhe PD, ndërkohë që një ditë më parë, Prokuroria e Posaçme Anti Korrupsion vendosi t’i bashkojë në një këto kallëzime.

Ndërkohë, të dy deputetëve do t’u kërkohet të kryejnë ekspertim mjeko – ligjor për të provuar nëse kanë probleme shëndetësore që mund të kategorizohen për t’u hetuar.

Veprimet hetimore do të vërtetojnë se cili deputet goditi dhe kush u godit dhe nëse mund të konsiderohet apo jo sulmi goditje për shkak të detyrës si parlamentar. Incidenti ndodhi të hënën, pasi deputetët e opozitës penguan vijimin e rendit të ditës në Kuvend dhe krijuan tensione.

/f.s

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.