“Incizimi i Elias, akt më i rëndë se tradhtia me fotografen”, Zeka për Princ Lekën: Është e dënueshme…!

Në emisionin “Zona Zero” në Top News, Milaim Zeka duke folur me të ftuarat në lidhje me çështjen e sherrit të Elia Zaharias dhe Princ Lekës, u shpreh se incizimi që ky i fundit i bëri bashkëshortes është më keq se tradhtia me fotografen. Milaim Zeka: Në bisedat me personalitete shumë të larta dhe në Kosovë […]

Mars 19, 2024 - 17:55
 0
“Incizimi i Elias, akt më i rëndë se tradhtia me fotografen”, Zeka për Princ Lekën: Është e dënueshme…!

Në emisionin “Zona Zero” në Top News, Milaim Zeka duke folur me të ftuarat në lidhje me çështjen e sherrit të Elia Zaharias dhe Princ Lekës, u shpreh se incizimi që ky i fundit i bëri bashkëshortes është më keq se tradhtia me fotografen.

Milaim Zeka: Në bisedat me personalitete shumë të larta dhe në Kosovë dhe në Shqipëri, në tavolinë shumica prej tyre më kanë thënë diçka që duhet ta them. Incizimi i bashkëshortes në një moment të atillë, është shumë më e rëndë se sa tradhtia që Leka i ka bërë me fotografen. Është aq personale, ta regjistrosh, ta incizosh me një person që ke ndarë jetën, ata kanë pasur momente shumë më të rënda sesa ai moment.

Nora Malaj: Ne nuk e dimë pse e ka bërë ai sepse mund të ketë ndodhur më përpara që mund të ketë patur të njëjtën sjellje. Është sjellje e këtij raporti.

Milaim Zeka: E di që është me ligj, në kodin penal, është e dënueshme të regjistrosh dikë dhe po të kishte prokurori serioze në Shqipëri, do duhet në mënyrë automatike të hapeshin hetime, për regjistrimin.

Nora Malaj: Janë hapur. Përpara se të përfundojë se kush e ka nxjerrë, janë hapur hetimet për të parë të gjithë sjelljen, prandaj janë marrë të gjitha kamerat brenda. Janë hapur hetimet pse është regjistruar bashkëshorjta dhe për të parë cila ka qenë sjellja./m.j

 

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.