Indeksimi i pensioneve, Manjani: Ja sa qytetarë do të përfitojnë bonus në fundvit

Zëvendës ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Olta Manjani thotë se 797 mijë qytetarë do të përfitojnë nga indeksimi i pensioneve në masën 8.6%. Në një intervistë televizive, Manjani u shpreh se ky indeksim rrit bazën e pensionit për vitet e ardhshme. Ndër të tjera, Manjai shtoi se në fundvit, pensionistët do të përfitojnë bonus në […]

Shtator 28, 2023 - 16:00
 0
Indeksimi i pensioneve, Manjani: Ja sa qytetarë do të përfitojnë bonus në fundvit

Zëvendës ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Olta Manjani thotë se 797 mijë qytetarë do të përfitojnë nga indeksimi i pensioneve në masën 8.6%.

Në një intervistë televizive, Manjani u shpreh se ky indeksim rrit bazën e pensionit për vitet e ardhshme.

Ndër të tjera, Manjai shtoi se në fundvit, pensionistët do të përfitojnë bonus në vlerën 5000 lekë.

“Ky vendim parashikon indeksin 8.6% të të gjitha kaetgorive të pensionistëve dhe bazohet në indeksin e çmimeve të konsumit, të matur nga INSTAT. Pensionistët kanë një shportë të caktuar, ushqimet, ilaçet, kjo bëhet duke iu referuar konsumit të pensionistëve. Ky inflacion është më i lartë se për popullsinë. Indeksimi i inflacionit ka një efekt mbartës, gjatë 2023 kemi mbështetur pensionistët edhe me paketa të tjera, indeksimi është një masë më e dedikuar pasi siguron një rritje të pensionit, rrit bazën e pensionit. Rritja e pensioneve me indeksimin e çmimeve të konsumit në 2024, do bëhet me një bazë më të lartë. 767 mijë qytetarë do të përfitojnë.

Bonusi i fundvitit është i parashikuar edhe në ligjin organik të buxhetit, do të jepet në dhjetor, do të jetë 5000 lekë”, theksoi ajo.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.