Industria e ndërtimi mban “gjallë” ekonominë, INSTAT: Rritja në tremujorin e dytë ishte 3.23%

Instituti i Statistikave ka publikuar të dhënat lidhur me Prodhimin e Brendshëm Bruto në tremujorin e tretë të vitit. Pavarësisht performancës pozitive të sektorit të turizmit, rritja ekonomike përsëri ka vijuar në nivele të ulëta edhe për këtë periudhë të vitit. INSTAT bën të ditur se Produkti i Brendshëm Bruto në periudhën prill-qershor 2023 vlerësohet […]

Tetor 1, 2023 - 13:05
 0
Industria e ndërtimi mban “gjallë” ekonominë, INSTAT: Rritja në tremujorin e dytë ishte 3.23%

Instituti i Statistikave ka publikuar të dhënat lidhur me Prodhimin e Brendshëm Bruto në tremujorin e tretë të vitit.

Pavarësisht performancës pozitive të sektorit të turizmit, rritja ekonomike përsëri ka vijuar në nivele të ulëta edhe për këtë periudhë të vitit.

INSTAT bën të ditur se Produkti i Brendshëm Bruto në periudhën prill-qershor 2023 vlerësohet me rritje prej 3,23%, kundrejt tremujorit të dytë të vitit 2022.
Ashtu si në tremujorin e parë, ndërtimi dhe pasuritë e paluajtshme po vijojnë që të mbajnë në këmbë ekonominë. Sipas INSTAT, ndërtimi kontribuoi me +1,43 pikë përqindje, aktivitete të pasurive të paluajtshme me +0,72 pikë përqindje, administrata publike, arsimi dhe shëndetësia me +0,66 pikë përqindje, arte, argëtim dhe çlodhje; aktivitete të tjera shërbimi me 0,26 pikë përqindje, Informacioni dhe Komunikacioni me +0,26 pikë përqindje, tregti, transport, akomodim dhe shërbim ushqimor me +0,19 pikë përqindje, aktivitete financiare dhe të sigurimit me +0,09 pikë përqindje.

Ndërsa dy sektorët më të rëndësishëm bujqësia dhe industria për ekonominë, rezultojnë me rënie. Konkretisht, aktiviteti i bujqësisë, pyjeve dhe peshkimit shënoi rënie vjetore prej 0,04%. Aktiviteti i industrisë, energjisë dhe ujit pati një rënie me 2,37%.

Ndonëse Shqipëria shënoi një rritje të ndjeshme të numrit të turistëve që në tremujorin e dytë, konsumi i popullatës ka qenë i dobët duke u rritur me vetëm 4.03 për qind. Të dhënat e INSTAT tregojnë ndërkohë se eksportet janë në rënie me 1.48 për qind./f.s

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.