Infermieria e mbushur plot, Milani detyrohet të kthejë mbrojtësin e huazuar në skuadër

Milani është detyruar të riktheje nga Vilareali pas vetëm 6 muajsh huazim Matteo Gabbia-n, për shkak të dëmtimeve të shumta që ka në

Janar 3, 2024 - 16:53
 0
Infermieria e mbushur plot, Milani detyrohet të kthejë mbrojtësin e huazuar në skuadër

Milani është detyruar të riktheje nga Vilareali pas vetëm 6 muajsh huazim Matteo Gabbia-n, për shkak të dëmtimeve të shumta që ka në repartin e prapavijës.

Aktualisht Pioli do të duhet ta nisë sezonin e ri pa Tomorin, Thiaw, Kalulu, Caldara dhe Pellegrino.

Mbrojtësi i lindur në vitin 1999 u transferua në Villarreal në verë, por aventura e tij me Submarino Amarillo përfundoi pas vetëm 6 muajsh.


Mbrojtësi Gabbia pritet të jetë në dispozicion të Stefano Piolit përballë Empolit në fundjavë, ku kuqezinjtë pirtet të starojnë sfidën e parë të fazës së dytë.

“AC Milan njofton se ka ndërprerë para kohe marrëveshjen për transferimin e përkohshëm të Matteo Gabbia te Villarreal CF. Lojtari do të ribashkohet me ekipin e parë nga sot; Mirë se erdhe Matteo” – Shkruan klubi.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.