Inskenoi vdekjen e tij në Pukë për t’u shpëtuar borxheve, Apeli i Peruxhias i jep ‘OK’ ekstradimit të Davide Pecorellit në Shqipëri
Gjykata e Apelit të Peruxhias ka dhënë OK për ekstradimin e sipërmarrësit italian Davide Pecorelli, i dënuar në muajin prill të këtij viti me 4 vjet burg nga gjykata e Pukës, bëjnë me dije mediat italiane. Avokatët e Pecorellit, Andrea Castori dhe Massimo Brazzi , njoftuan sot, e premte 24 maj, se do të kundërshtojnë vendimin […]
Gjykata e Apelit të Peruxhias ka dhënë OK për ekstradimin e sipërmarrësit italian Davide Pecorelli, i dënuar në muajin prill të këtij viti me 4 vjet burg nga gjykata e Pukës, bëjnë me dije mediat italiane.
Avokatët e Pecorellit, Andrea Castori dhe Massimo Brazzi , njoftuan sot, e premte 24 maj, se do të kundërshtojnë vendimin e Gjykatës së Apelit të Peruxhias dhe do të apelojnë në Gjykatën e Lartë kundër ekstradimit.
Kujtojmë se nga hetimet e Policisë së Periuxhias rezultoi se, në janar të vitit 2021, 47-vjeçari, për të shmangur borxhet financiare të kontraktuara në Itali, i kishte vënë flakën makinës së marrë me qira në Shqipëri.
Brenda automjetit u gjetën eshtrat e një personi, për të bërë më të besueshëm vdekjen e tij.
Më pas ai u gjet i gjallë më 17 janar 2021, në ishullin Montecristo (Itali)./m.j
What's Your Reaction?