Inspektime në hotele për bombulat e gazit, Balluku: Plotësoni dosjet teknike

Hoteleritë duhet të marrin masa shtesë për pajisjet që përdorin në shërbim të turistëve. Duke inspektuar pajisjet nën presion Belinda Balluku shprehet se vetëm në këtë formë do të mund të shmangen incidentet Zëvendëskryeministrja Belinda Balluku ka kërkuar siguri maksimale për turistët. Për të verifikuar gjendjen e pajisjeve dhe në hoteleri nisi një tur inspektimi […]

Prill 15, 2024 - 19:35
 0
Inspektime në hotele për bombulat e gazit, Balluku: Plotësoni dosjet teknike

Hoteleritë duhet të marrin masa shtesë për pajisjet që përdorin në shërbim të turistëve. Duke inspektuar pajisjet nën presion Belinda Balluku shprehet se vetëm në këtë formë do të mund të shmangen incidentet Zëvendëskryeministrja Belinda Balluku ka kërkuar siguri maksimale për turistët.

Për të verifikuar gjendjen e pajisjeve dhe në hoteleri nisi një tur inspektimi Pajisjet nën presion do të jenë nën vëzhgim të rreptë.

‘’Ndaj edhe inspektoriati ka ndërmarrë të gjithë këtë aksion për të parë situatën që kemi në njësitë e hotelerisë për sigurinë që duhet të kenë për klientët e tyre përsa i përket pajisjeve nën presion”, tha Balluku.

Ministrja Balluku vuri theksin edhe tek dosjen teknike që çdo subjekt duhet të ketë.

“Mjafton të përmbushni kushtet dhe të keni këtë vërtetim përsa i përket përputhshmërisë së projektit teknologjik. Duhet projekti teknologjik, duhet vërtetimi i përputhshmërisë së projektit teknologjik, duhet realcioni i aktit teknik përsa i përket impiantit dhe në fund fare certifikata e konfirmitetit’’, tha Balluku.

Ministrja theksoi se inspektimet nuk do të pengojnë punën e stafeve në përgatitjet për pritjen e pushuesve./m.j

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.