Institucionet në krizë, bizneset dhe familjarët ulin borxhet ndaj OSHEE

Bizneset por dhe familjarët po tregohen më të ndërgjegjshmit për të paguarat në kohë faturat e energjisë elektrike, por dhe për të shlyer detyrimet e prapambetura. Këtë e konfirmon dhe vet Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, i cili për periudhën janar-prill 2024 bën të ditur se këto dy kategori dhanë kontributin më të lartë. […]

Qeshor 7, 2024 - 16:45
 0
Institucionet në krizë, bizneset dhe familjarët ulin borxhet ndaj OSHEE

Bizneset por dhe familjarët po tregohen më të ndërgjegjshmit për të paguarat në kohë faturat e energjisë elektrike, por dhe për të shlyer detyrimet e prapambetura. Këtë e konfirmon dhe vet Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, i cili për periudhën janar-prill 2024 bën të ditur se këto dy kategori dhanë kontributin më të lartë.

“Shoh një ndërgjegjësim të qytetarëve kundrejt detyrimeve. Ata duhet të jenë të vetëdijshëm që këto nuk falen. Ana e dytë pozitive lidhet dhe me angazhimin e biznesit për ta shlyer pjesën e detyrimeve”, tha Teuta Nunaj Kortoçi, eksperte ekonomie.

Pavarësisht se si bizneset por dhe qytetarët u prekën nga kriza e çmimeve ata ishin të parët në likuidimin e detyrimeve. Klientët privatë, me 14% reduktim të borxhit, ose afërsisht 1.6 miliardë lekë, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2023.  Ndërsa borxhi i klientëve familjarë zbriti me 2%.

Por kriza duket të ketë prekur më së shumti institucionet buxhetore dhe ato jobuxhetore të cilat nuk po i paguajnë në kohë detyrimet ndaj OSHEE. Borxhi i tyre zbriti vetëm me 0.3% për periudhën janar-prill 2024 krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

“Vetëm përpara një viti Bashkia e Durrësit kishte rreth 50 milionë euro detyrime ndaj OSHEE. Këto institucione publike kanë një buxhet të garantuar nga shteti dhe jo si bizneset apo familjarët. Nuk shikoj të arsyeshme që institucionet publike të vazhdojnë me këtë gangrenë të krijuar”, tha Teuta Nunaj Kortoçi.

Sipas OSHEE detyrimet e qytetarëve, bizneseve dhe institucioneve publike për faturat e papaguara të energjisë elektrike u reduktuan me rreth 2 miliardë lekë, në janar-prill 2024.

/a.r

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.