Intensifikohen goditjet e SPAK, deputeti i PS: Ai që ka guxuar të fusë duart në xhepat e qytetarëve, të përballet me ligjin

Deputeti i PS, Lavdrim Krashi i ftuar në rubrikën “Opinion” në News24 foli për zhvillimet politike në vend. Gjatë bisedës në studio me gazetaren Marsela Karapanço, Krashi u shpreh se qytetarët duhet të kenë të gjithë mundësinë të votojnë të lirë. I ndalur te goditjet e SPAK dhe arrestimet deputeti Krashi u shpreh se sot të gjithë […]

Gusht 10, 2023 - 16:25
 0
Intensifikohen goditjet e SPAK, deputeti i PS: Ai që ka guxuar të fusë duart në xhepat e qytetarëve, të përballet me ligjin

Deputeti i PS, Lavdrim Krashi i ftuar në rubrikën “Opinion” në News24 foli për zhvillimet politike në vend.

Gjatë bisedës në studio me gazetaren Marsela Karapanço, Krashi u shpreh se qytetarët duhet të kenë të gjithë mundësinë të votojnë të lirë.

I ndalur te goditjet e SPAK dhe arrestimet deputeti Krashi u shpreh se sot të gjithë po e shohin se drejtësia po funksionon, duke shtuar se nga të gjitha ngjarjet që kanë përfshirë mazhorancën, ka kryeministri ka mësuar të bëjë zgjedhje më të mira.

“Prej vitit ’90 e deri më sot ka ndodhur shumë gjëra që nuk duhet t’i kishim parë dhe ajo më kryesorja që ka ndodhur është korrupsioni. Përgjatë 30 viteve në Shqipëri herë me dëshirë apo jo korrupsioni ka lulëzuar.

Kush ka futur duart në xhepin e qytetarëve shqiptarë duhet patjetër të përballet me ligjin. Më në fund ka ardhur kjo kohë.

Sot SPAK është emri më i lakuar, por ka një sërë institucionesh të drejtësisë së re që bëjnë punën e tyre”, u shpreh ai./m.j

 

 

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.