Inter-Inzaghi, zgjatet “martesa”, klubi zikaltër gati t’i zgjasë kontratën trajnerit deri në vitin 2027

Inter ka vendosur të vazhdojë të punojë edhe më gjatë sesa qershori i vitit 2025 me trajnerin Simone Inzagi. Mediat italiane bëjnë me

Mars 28, 2024 - 15:30
 0
Inter-Inzaghi, zgjatet “martesa”, klubi zikaltër gati t’i zgjasë kontratën trajnerit deri në vitin 2027

Inter ka vendosur të vazhdojë të punojë edhe më gjatë sesa qershori i vitit 2025 me trajnerin Simone Inzagi.

Mediat italiane bëjnë me dije se palët po shkojnë drejt rinovimit të kontratës për herë të tretë.

Natyrisht ndryshe nga dy herët e para, ky do të jetë rinovimi më i rëndësishëm i kontratës për teknikun e zikaltër, pasi vjen në një moment kur Inter po përgatitet të festojë titullin e 20 kampion në histori.

Që nga finalja e Champions League e vitit të kaluar dhe dominimi absolut i këtij sezoni në Itali kanë ndryshuar shumë gjëra për Simone Inzagin.

Nëse në sezonin e kaluar kishte dilemë dhe shpesh dilnin në skenë emra kandidatësh për stolin e Interit, tanimë shoqëria zikaltër ka një besim absolut tek drejtuesi i stolit.

Ndaj, tek Inter tanimë po nxitojnë ti vendosin përpara 47-vjeçarit kontratën e re e cila nuk duhet të përfundojë më në qershor 2025, por do të jetë deri në verën e vitit 2027.

Bashkë me zgjatjen në kohë të bashkëpunimit, Inzagi do të rriste edhe fitimin vjetor , nga 5.5 mln euro neto që merr aktualisht , do të shkonte 6.5 mln euro neto.

Simone Inzagi e mori drejtimin e Interit në qershor 2021 dhe prej atëherë ka fituar 4 trofe, dy kupa italie dhe dy superkupa, pa lënë mënjanë edhe të qenit finalist të Champions League sezonin e kaluar.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.