Interes i lartë për ndeshjen Suedi-Shqipëri, FSHF bën njoftimin e rëndësishëm për biletat

Federata Shqiptare e Futbollit njofton të gjithë tifozët shqiptarë që janë të interesuar të ndjekin ndeshjen miqësore Suedi – Shqipëri, se mund të

Mars 21, 2024 - 16:40
 0
Interes i lartë për ndeshjen Suedi-Shqipëri, FSHF bën njoftimin e rëndësishëm për biletat

Federata Shqiptare e Futbollit njofton të gjithë tifozët shqiptarë që janë të interesuar të ndjekin ndeshjen miqësore Suedi – Shqipëri, se mund të vazhdojnë të blejnë bileta edhe në sektorët 120-121. Për shkak të interesit të jashtëzakonshëm, biletat për katër tribunat e vëna në dispozicion për tifozerinë shqiptare, janë shitur të gjitha.

Për këtë arsye, FSHF ka rënë dakord me Federatën Suedeze të Futbollit që të hapen dy sektorë të tjerë për të gjithë tifozët e interesuar për të ndjekur miqësoren Suedi – Shqipëri që do të luhet më 25 mars në stadiumin “Friends Arena” të Stokholmit duke nisur nga ora 19:00.

FSHF bën me dije se biletat e vlefshme për këtë ndeshje do të shiten online në këtë link: Bli bileta për ndeshjen Suedi – Shqipëri

Procedura se si mund të blini biletë online:

-Klikoni në linkun Bli bileta për ndeshjen Suedi – Shqipëri dhe më pas klikoni në hapësirën “BUY TICKETS”

-Në momentin qe klikoni do t‘ju shfaqen sektorët dhe vendet ku ju mund të zgjidhni biletën tuaj.

-Përzgjidhni mënyrën e dërgesës së biletës: Përmes e-mailit apo aplikacionit AXS.

-Hapni një llogari në axs.com ose në aplikacionin AXS TICKETS.

-Metoda e pagesës: Përzgjidhni metodën e pagesës duke zgjedhur ”PAY BY CARD” ku mund të përdorni: American Express, MASTER CARD ose VISA.

-Pasi të keni marrë biletën, nuk është i nevojshem printimi i biletës, pasi ajo është elektronike.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.