Interi i trembet shortit, të hënën dalin çiftet e 1/8, Reali, Bayern e Man .City për t’u shmangur

Me 8 ndeshjet e luajtura të mërkurën në mbrëmje është kompletuar kuadri i ndeshjeve të fazës së grupeve të Champions. Tre muaj emocione

Dhjetor 14, 2023 - 15:16
 0
Interi i trembet shortit, të hënën dalin çiftet e 1/8, Reali, Bayern e Man .City për t’u shmangur

Me 8 ndeshjet e luajtura të mërkurën në mbrëmje është kompletuar kuadri i ndeshjeve të fazës së grupeve të Champions. Tre muaj emocione dhe spektakël në duelet e transmetuara në platformën Tring të cilat kanë dhënë tanimë zyrtarisht 16 emra klubesh të cilat do të vijojnë garën në kërkim të ëndrrës për të qenë në finale e madhe të Uemblit në 1 qershor 2024.

Me përjashtim të Milanit, nuk ka pasur surpriza të mëdha në fazën e grupeve sa i takon ekipeve të kualifikuara.  Surpriza tjetër sa i takon renditjes është grupi D, aty ku Inter u rendit i dyti pas Sociadad.

Tanimë 16 ekipet janë ndarë në dy vazo.

Në të parën janë ekipet më të forta në letër të cilat e mbyllen në krye të grupit, konkretisht Bayerni i  Mynihut, Arsenal, Real Madrid, Manchester City, Borusia Dortmund, Barcelona, Atletico Madrid dhe Real Sociedad. Në vazon e dytë janë Inter, Napoli, Lazio, Porto, PSG, Kopenhgan, Laipcig dhe PSV.

Shorti do të hidhet të hënën në mesditë, në Nion të Zvicres.

Ekipet që rrezikojnë më shumë në këtë short janë italianët Inter nënkampion Europe dhe Napoli por pa harruar edhe PSG një tjeter ekip me pretendime. Zikaltrit shpresojnë të shmangin ekipe si Reali, Man.City, Bayern e Barcelona.

Sipas rregullores skuadrat që janë ndeshur në fazën e grupeve dhe ato nga I njëjti shtet nuk mund të përplasen në 1/8. Duelet e para të kësaj faze luhen ne datat 13, 14, 20 dhe 21 shkurt ndërsa të kthimit më 5, 6, 12 dhe 13 mars./vizionplus.tv/

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.