Interi merr 3 pikë dramatike, Verona humbet penallti në minutën e 100

Inter fiton me vështirësi ndaj Veronës dhe mbetet kryesuese e Serie A. Zikaltërit fituan 2-1 në San Siro në një ndeshje që rezultoi më e vështirë nga çfarë pritej. Edhe pse ekipi i Inzaghit e nisi ndeshjen më mirë teksa kaloi në avantazh me Lautaro Martinez që në minutën e 13. Dominimi ziklatër vijoji dhe […]

Janar 6, 2024 - 14:50
 0
Interi merr 3 pikë dramatike, Verona humbet penallti në minutën e 100

Inter fiton me vështirësi ndaj Veronës dhe mbetet kryesuese e Serie A. Zikaltërit fituan 2-1 në San Siro në një ndeshje që rezultoi më e vështirë nga çfarë pritej.

Edhe pse ekipi i Inzaghit e nisi ndeshjen më mirë teksa kaloi në avantazh me Lautaro Martinez që në minutën e 13. Dominimi ziklatër vijoji dhe pas këtij goli. Fillimi i pjesës së dytë nisi sërish me gol nga Interi, por këtë herë ndërhyri sistemi VAR që anuloi festën zikaltër.

Nga kjo morën zemër miqtë që u hodhën në sulm dhe befasuan në minutën e 74 me Henri që vendosi përkohësisht baraspeshën.

Kur dukej se ndeshje kishte përfunduar, Inter nuk ishte dorëzuar. Ishte Davide Fratessi heroi i interesitëve që shënoi në minutën e tretë shtesë dhe hipotekoi fitoren nga ky takim.

Verona bëri çmos deri në fund për të marrë qoftë dhe një pikë nga ky takim por në fund nuk ja doli dot. Pas këtij takimi, Inter marshon i qetë në krye me 48 pikë ndërsa Verona mbetet në vendin e 18 me 14 pikë pas 19 javësh.

/f.s

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.