Interi vihet në djekje të mesfushorit të kombëtares shqiptare

Një tjetër futbollist shqiptar mund t’i bashkohet Interit. Lajmi i bujshëm vjen nga mediat italiane, sipas të cilave Ylber Ramadani ka përfunduar në radarët e skuadrës zikaltër. Mesfushori i transferuar në fillim të këtij sezoni te Leçe ka shkëlqyer. Ai është kthyer në lojtarin kryesor të ekipit, teksa vlerësohet edhe mes futbollistëve me rendimentin më […]

Tetor 30, 2023 - 16:45
 0
Interi vihet në djekje të mesfushorit të kombëtares shqiptare

Një tjetër futbollist shqiptar mund t’i bashkohet Interit. Lajmi i bujshëm vjen nga mediat italiane, sipas të cilave Ylber Ramadani ka përfunduar në radarët e skuadrës zikaltër.

Mesfushori i transferuar në fillim të këtij sezoni te Leçe ka shkëlqyer. Ai është kthyer në lojtarin kryesor të ekipit, teksa vlerësohet edhe mes futbollistëve me rendimentin më të lartë në Serie A. Kjo ka bërë që Interi ta vëzhgojë me kujdes 27-vjeçarin.

Drejtori sportiv i zikaltërve, Piero Ausilio, po e monitoron personalisht situatën e mesfushorit të Kombëtares shqiptare. Madje, në dy raste ai i ka vëzhguar nga tribuna paraqitjet e kuqeziut.

Fakti që është kthyer në lider të Leçe, integrimi shumë i shpejtë në elitën e futbollit italian, por edhe cilësitë e shfaqura në fushë kanë bërë që tek Interi ta konsiderojnë si alternativë. Lojtari me vlera të tilla i shërben shumë një skuadre që luan shumë ndeshje mes kampionatit dhe kupave të Europës.

Ausilio e ka vëzhguar personalisht Ramadanin në ndeshjen me Monza-n gjatë muajit shtator. Ai shfrytëzoi edhe vizitën në Tiranë për ta ndjekur në miqësoren e Kombëtares me Bullgarinë, por mesfushori u aktivizua vetëm në sekondat shtesë, pas energjive të shpenzuara me Çekinë.

Vlera e Ramadanit është shumëfishuar, krahasuar me 1,2 milionë eurot e blerjes nga Aberdeen. Tek Interi po e studiojnë si investim, pse jo për ta aktivizuar përkrah Kristjan Asllanit dhe të krijojnë te zikaltërit mesfushën magjike të Kombëtares, që ka befasuar Europën.

/f.s

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.