Interit i sos durimi me Bajern, zikaltërit gati të paguajnë klauzolën e Sommer

Vonesat nga ana e Bayern Munich për çështjen Sommer kanë nervozuar Interin që është në alarm pasi në prag të sezonit të ri nuk ka ende një portier që mund të ofrojë garanci në katërkëndëshin zikaltër. Për këtë arsye ekipi nga Milano ka vendosur të mos presë më gjermanët, por të paguajë direkt klauzolën prej […]

Gusht 5, 2023 - 15:31
 0
Interit i sos durimi me Bajern, zikaltërit gati të paguajnë klauzolën e Sommer

Vonesat nga ana e Bayern Munich për çështjen Sommer kanë nervozuar Interin që është në alarm pasi në prag të sezonit të ri nuk ka ende një portier që mund të ofrojë garanci në katërkëndëshin zikaltër.

Për këtë arsye ekipi nga Milano ka vendosur të mos presë më gjermanët, por të paguajë direkt klauzolën prej 6 milionë euro që bavarezët kanë vendosur për portierin zviceran.

Duke pasur dritën jeshile të lojtarit për t’u transferuar në Milano, drejtuesit zikaltër duan të përshpejtojnë procedurën për transferimin e Sommer.

Një zgjedhje, kjo e Interit, e bërë për të mos vazhduar pritjen dhe mbi të gjitha për të mos prishur marrëdhëniet me Bayern që javët e fundit ka bërë gjithçka për ta mbajtur portierin në pritje për të gjetur një zëvendësues.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.