Intervista e Thaçit nga qelia, Rama: Gjykimi në Hagë ngre pikëpyetje mbi respektimin e parimit themelor demokratik

Kryeministri Edi Rama ka reaguar në lidhje me intervistën nga qelia të ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi. Përmes një mesazhi në Facebook, teksa shpërndan intervistën, Rama thekson se ndaj Thaçit po zhvillohet një gjykim që sa më shumë vazhdon, aq më shumë ngre pikëpyetje mbi nivelin e respektimit të parimit themelor demokratik të “procesit të […]

Shtator 5, 2023 - 09:19
 0
Intervista e Thaçit nga qelia, Rama: Gjykimi në Hagë ngre pikëpyetje mbi respektimin e parimit themelor demokratik

Kryeministri Edi Rama ka reaguar në lidhje me intervistën nga qelia të ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi.

Përmes një mesazhi në Facebook, teksa shpërndan intervistën, Rama thekson se ndaj Thaçit po zhvillohet një gjykim që sa më shumë vazhdon, aq më shumë ngre pikëpyetje mbi nivelin e respektimit të parimit themelor demokratik të “procesit të drejtë”.

“MIRËMËNGJES dhe me këtë intervistë të Presidentit të Republikës së Kosovës e komandantit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, mikut tonë e vëllait tim Hashim Thaçi, i cili ka folur për herë të parë qysh nga dita e kyçjes në burgun e Hagës, ku po zhvillohet një gjykim që sa më shumë vazhdon, aq më shumë ngre pikëpyetje mbi nivelin e respektimit të parimit themelor demokratik të “procesit të drejtë”, ju uroj një ditë të mbarë të gjithëve ju, në Shqipëri e në Kosovë, shkruan Rama.

/a.r

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.