Intervista/ Flet kryetari i bashkisë Benet Beci: Projektet e radhës në Shkodër

Kryetari i Bashkisë Shkodër, Benet Beci, ka qenë pjesë e emisionit “Aldo Morning Show” në Tv Klan, për të folur rreth atmosferës festive të karnavaleve, por jo vetëm. Ai gjithashtu tregoi që qyteti i Shkodrës i jep një energji shumë pozitive dhe qytetarët janë mbështetës ndaj tij e ndryshimeve që do të sjellë. “Gjithkund mund […]

Shkurt 24, 2024 - 18:02
 0
Intervista/ Flet kryetari i bashkisë Benet Beci: Projektet e radhës në Shkodër

Kryetari i Bashkisë Shkodër, Benet Beci, ka qenë pjesë e emisionit “Aldo Morning Show” në Tv Klan, për të folur rreth atmosferës festive të karnavaleve, por jo vetëm. Ai gjithashtu tregoi që qyteti i Shkodrës i jep një energji shumë pozitive dhe qytetarët janë mbështetës ndaj tij e ndryshimeve që do të sjellë.

Gjithkund mund të jetoj, por askund si në Shkodër nuk është kjo energji pozitive”, shprehet Benet Beci.

Beci tha se kjo është intervista e parë që pas zgjedhjes si kryetar Bashkie, ndërsa tregoi dhe për disa projekte që do të bëjë në Shkodër.

Aldo: Duket sikur e bën me qejf këtë lloj gjëje.

Benet Beci: E bëj me shumë qejf. Ju nuk e imagjinoni dot çfarë kënaqësie të jep qyteti dhe njerëzit. Ka një sens pozitiv të vetë qytetit që të japin gjithë kohën… Shiko, këtu mund të ecësh në rrugë dhe ke gjatë gjithë kohës njerëz që të mbështesin, njerëz që të falënderojnë, mirënjohës, me energji pozitive; është e jashtëzakonshme Shkodra për sa i përket kësaj. Të bën vetë, të përfshin, pavarësisht halle ka, shqetësime ka, por nga ana tjetër njerëzit janë ata që vlerësojnë çdo gjë dhe gjënë më të vogël thotë: “Të lumshin duart, ta marrsha, sa mirë, sa bukur” dhe kjo, e shoqëron qytetin si një energji pozitive. Kështu që unë, gjithkund mund të jetoj, por askund si në Shkodër nuk është kjo energji pozitive. Ndoshta kjo është pjesa që unë e lexoj dhe e shijoj gjatë kohës që punojmë bashkë.

Aldo: Kjo kam përshtypjen është intervista e parë që jep, që pas zgjedhjes tënde si kryetar, apo… ?

Benet Beci: Po, kjo është intervista e parë në fakt.

Aldo: Dhe unë jam shumë mirënjohës për këtë, pa diskutim. Sidoqoftë, tani me pyetur për hallet e bashkisë, ato nuk mbarojnë; as s’kanë filluar tamam, as s’kanë mbaruar ndonjëherë. Por po shoh që ke shumë merak “look”-un, në kuptim e mirë të fjalës, të gjendjes shpirtërore të njerëzve. Shpresoj që me të vërtetë njerëzit ta kuptojnë këtë lloj strategjie që ti po vijon.

Benet Beci: Ne po vazhdojmë paralelisht në fakt. Kjo është pjesa e festës sot, edhe po diskutojmë për këtë, por paralelisht në qytet, kemi ndërhyrje shumë domethënëse për sa i përket rrugës së biçikletave. Shkodra është një ikonë e biçikletave dhe kanë munguar në rrugë biçikletat, të cilat nga ana e investimeve janë shumë të vogla. Këto menjëherë, janë investime që i japin një komfort qytetit. Kemi hyrjen e Shkodrës, që është një projekt shumë i mirë, të cilin do e fillojmë shumë shpejt dhe sigurisht, sfida kryesore është infrastruktura dhe rrugët. Rruga për të ardhur në Shkodër, e cila është një problem, që ne midis të tjerave kemi ngacmuar pjesën e rrugës edhe tek titulli i karnavaleve./m.j

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.