Inzaghi nuk “kursehet”, Interi me të gjithë yjet në fushë përballë Egnatias

Interi duket se e ka vlerësuar maksimalisht ndeshjen miqësore që do të luajë mbrëmjen e sotme përballë ekipit të Egnatias. Mediat italiane kanë nxjerrë një formacion të mundshëm të cilin mendohet se zikaltërit do të kenë në fushën e lojës, i cili parashikon të gjithë yjet në fushën e lojës përballë rrogozhinasve. Kështu Inzaghi ka […]

Gusht 13, 2023 - 15:46
 0
Inzaghi nuk “kursehet”, Interi me të gjithë yjet në fushë përballë Egnatias

Interi duket se e ka vlerësuar maksimalisht ndeshjen miqësore që do të luajë mbrëmjen e sotme përballë ekipit të Egnatias.

Mediat italiane kanë nxjerrë një formacion të mundshëm të cilin mendohet se zikaltërit do të kenë në fushën e lojës, i cili parashikon të gjithë yjet në fushën e lojës përballë rrogozhinasve.

Kështu Inzaghi ka menduar të vendoset me rreshtimin 3-5-2 teksa lojtarët që do e nisin nga minuta e parë janë Sommer; Darmian, De Vrij, Bastoni; Dumfries, Barella, Calanhoglu, Frattesi, Dimarco; Thuram, Lautaro.
Një lajm jo i mirë ky për Egnatian, megjithëse organizimi i kësaj miqësore është një arritje shumë e mirë për futbollin shqiptar në tërësi.

Kujtojmë që një ditë më parë Partizani luajti një miqësore përballë Romës në Air Albania, ku të kuqtë humbën me rezultatin e ngushtë 2-1.

/f.stafa

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.