Iran, u vra nga ‘policia e moralit’, dhimbje në varrimin e Armitës 16-vjeçare, familjen s’e lejojnë të çojë trupin në vendlindje

Në një atmosferë dhimbjeje, prindërit, të afërmit dhe miqtë i dhanë sot në Teheran lamtumirën e fundit 16-vjeçares iraniane Armita Geravad, e cila u nda nga jeta dje pas disa ditësh shtrimi në spital. Vajza e re kishte rënë në koma në rrethana të diskutueshme në fillim të tetorit në metronë e Teheranit dhe u […]

Tetor 29, 2023 - 14:20
 0
Iran, u vra nga ‘policia e moralit’, dhimbje në varrimin e Armitës 16-vjeçare, familjen s’e lejojnë të çojë trupin në vendlindje

Në një atmosferë dhimbjeje, prindërit, të afërmit dhe miqtë i dhanë sot në Teheran lamtumirën e fundit 16-vjeçares iraniane Armita Geravad, e cila u nda nga jeta dje pas disa ditësh shtrimi në spital. Vajza e re kishte rënë në koma në rrethana të diskutueshme në fillim të tetorit në metronë e Teheranit dhe u konsiderua si “vdekur klinike” në fillim të javës.

Mediat iraniane raportuan se agjencitë qeveritare iraniane nuk lejuan familjen e Armitës që ta merrte trupin e saj dhe ta varroste në qytetin e saj të lindjes, Kermanshah, nga frika e një shpërthimi dhune. Të njëjtat burime vunë në dukje se zyrtarët iranianë këmbëngulën që familja të mos zhvillonte asnjë ceremoni për vajzën në Kermanshah dhe i lejoi vetëm ta varrosnin trupin në varrezat e Behesht Zahraa në Teheran.

Geravad një ditë pasi u rrah nga policia e moralit për shkak se nuk mbante mbulesë në metro.

Varrimi i saj u bë në Teheran, me një prani të shtuar të forcave iraniane të sigurisë në varreza.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.