“Irani do sulmojë Izraelin”/ Paralajmërimi i CIA: Brenda 48 orësh, shpagim për sulmin ndaj konsullatës në Damask

Agjencia Qendrore Amerikane e Inteligjencës paralajmëroi Izraelin se Irani mund të nisë një operacion madhor ndaj tij brenda 48 orësh, në shenjë hakmarrjeje ndaj sulmit izraelit, që shkatërroi konsullatën iraniane në Siri, duke vrarë zyrtarë dhe gjeneralë iranianë, sipas raporteve në media. Udhëheqësit në Republikën Ismaik janë zotuar për hakmarrje. “Ky sulm nuk do të […]

Prill 4, 2024 - 17:25
 0
“Irani do sulmojë Izraelin”/ Paralajmërimi i CIA: Brenda 48 orësh, shpagim për sulmin ndaj konsullatës në Damask

Agjencia Qendrore Amerikane e Inteligjencës paralajmëroi Izraelin se Irani mund të nisë një operacion madhor ndaj tij brenda 48 orësh, në shenjë hakmarrjeje ndaj sulmit izraelit, që shkatërroi konsullatën iraniane në Siri, duke vrarë zyrtarë dhe gjeneralë iranianë, sipas raporteve në media.

Udhëheqësit në Republikën Ismaik janë zotuar për hakmarrje. “Ky sulm nuk do të mbetet pa përgjigje”, deklaroi presidenti Iranian Ebraham Raisi. Të shqetësuara se episodi vdekjeprurës i Damaskut mund të rikthejë në shënjestër edhe trupat amerikane në rajon, Shtetet e Bashkuara po e monitorojnë situatën me kujdes.

Gazeta izraelite Haaretz pretendon se goditja e Tehranit ndaj shtetit hebre mund të vijë në formën e një “shiu raketash e dronësh ndaj bazave dhe zonave strategjike brenda Izraelit”. Gjeneral-lejtnant Alexus Grynkewich, komandanti i forcave ajrore amerikane për Lindjen e Mesme mendon se pohimi i Iranit se Shtetet e Bashkuara kanë pjesën e tyre të përgjegjësisë për veprimet izraelite, mund t’i japë fund pauzës së sulmeve të grupeve paraushtarake pro-iraniane kundër forcave amerikane në rajon, e cila ka zgjatur që nga fillimi i shkurtit.

Për më tepër, Shtetet e Bashkuara, Britania dhe Franca kundërshtuan të mërkurën dhe një deklaratë të Këshillit të Sigurimit të OKB-së të hartuar nga Rusia, e cila dënonte goditjen e konsullatës iraniane në Siri, ku humbën jetën 12 persona. Haaretz thotë se pikërisht me qëllimin të parandalojë sulme të mundshme me raketa e dronë nga regjimi i ajatollahëve, Izraeli ka nisur me ndryshimin e qëllimshëm të shërbimeve GPS në të gjithë vendin, ndërsa ka aktivizuar thirrjen erezervistëve të mbrojtjes ajrore për shërbim ushtarak./m.j

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.