Irani jashtë Botërorit U23 të mundjes në Tiranë, shkak refuzimi i vizave

Botërori i mundjes për 23-vjeçarë, eventi madhor që do të zhvillohet për herë të parë në Shqipëri, humbet një skuadër ende pa nisur. Përfaqësuesja e mundjes së Iranit nuk do të jetë e pranishme në eventin që zhvillohet nga 23 deri më 29 tetor, në Tiranë. Arsyeja lidhet me refuzimin e vizave nga shteti shqiptar. […]

Tetor 23, 2023 - 14:50
 0
Irani jashtë Botërorit U23 të mundjes në Tiranë, shkak refuzimi i vizave

Botërori i mundjes për 23-vjeçarë, eventi madhor që do të zhvillohet për herë të parë në Shqipëri, humbet një skuadër ende pa nisur. Përfaqësuesja e mundjes së Iranit nuk do të jetë e pranishme në eventin që zhvillohet nga 23 deri më 29 tetor, në Tiranë.

Arsyeja lidhet me refuzimin e vizave nga shteti shqiptar. Vendimi ka të bëjë me ngjarjet e vitit të kaluar, ku pas sulmit kibernetik ndaj infrastrukturës digjitale të Qeverisë së Republikës së Shqipërisë, vendi ynë ndërpreu marrëdhëniet diplomatike me Republikën Islamike të Iranit.

Më 7 shtatorin e viti 2022, i gjithë personeli diplomatik dhe tekniko-administrativ i Ambasadës së Iranit në Tiranë u urdhërua të largohej nga territori i Republikës së Shqipërisë.
Federata Ndërkombëtare e Mundjes dhe Federata e Iranit ishin në dijeni të problemit prej shumë javësh. Pavarësisht tentativave dhe negociatave me qeverinë shqiptare, sportistët nuk u pajisën me viza me argumentin e “arsyeve politike”.

Irani do të paraqitej në Tiranë me 20 mundës, ku gjysma do të garonin në stilin e lirë dhe gjysma në stilin greko-romak. Të paktën 5 sportistë kishin pretendime për zonën e medaljeve, pasi renditen mes 20 vendeve të para në botë.

Sipas Federatës Ndërkombëtare, marrja e vizave mbetet problemi më i madh në sportin e mundjes.

Botërori i 23-vjeçarëve u spostua të zhvillohej nga Tampere në Finlandë në Tiranë, pikërisht për të mundësuar pjesëmarrjen e mundësve nga Rusia dhe Bjellorusia, që nuk lejohen të garojnë në shumë shtete prej luftës në Ukrainë.

/f.s

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.