Irani mohon raportimet: Nuk kemi gisht në sulmin e Hamasit ndaj Izraelit

Irani ka mohuar mundësinë që të ketë qenë i përfshirë direkt në planifikimin e sulmit të Hamasit ndaj Izraelit. Tehrani thekson se as nuk ka dhënë miratimin e tij paraprak për sulmin , duke këmbëngulur se Hamasi është një operacion i pavarur politik. Nga ana tjetër, edhe Sekretari amerikan i shtetit, Antony Blinken, është shprehur […]

Tetor 9, 2023 - 09:45
 0
Irani mohon raportimet: Nuk kemi gisht në sulmin e Hamasit ndaj Izraelit

Irani ka mohuar mundësinë që të ketë qenë i përfshirë direkt në planifikimin e sulmit të Hamasit ndaj Izraelit.

Tehrani thekson se as nuk ka dhënë miratimin e tij paraprak për sulmin , duke këmbëngulur se Hamasi është një operacion i pavarur politik.

Nga ana tjetër, edhe Sekretari amerikan i shtetit, Antony Blinken, është shprehur më herët se SHBA nuk ka informacione të drejtpërdrejta për përfshirjen e Iranit, pavarësisht pretendimeve të Izraelit.

Ëall Street Journal, duke cituar një sërë burimesh, raportoi se Korpusi i Gardës Revolucionare Islamike, dega kryesore jashtë shtetit e ushtrisë iraniane, kishte marrë pjesë në takimet dyjavore të Hamasit për planifikimin në Bejrut që nga gushti. Këtu përfshihen edhe dy takime ku dyshohet se mori pjesë ministri i jashtëm iranian, Hossein Amir Abdollahian.

Blinken, duke folur të dielën, tha: “Në këtë rast specifik, ne nuk kemi parë ende prova që Irani të ketë drejtuar apo të jetë pas këtij sulmi, por sigurisht që ka një marrëdhënie të gjatë.”

Misioni i Iranit në Kombet e Bashkuara gjithashtu hodhi poshtë me forcë mundësinë e përfshirjes së Forcave Quds në vendimmarrjen për ofensivën e Hamasit.

/a.r

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.