Irani: Shpërthimet në tubacionin e gazit natyror janë terrorizëm dhe sabotim

Dy shpërthime shkatërruan rrjetin e shpërndarjes së gazit natyror në Iran, të cilat u konsideruan nga autoritetet vendase si akte sabotimi dhe terrorizmi. Si

Shkurt 14, 2024 - 18:43
 0
Irani: Shpërthimet në tubacionin e gazit natyror janë terrorizëm dhe sabotim

Dy shpërthime shkatërruan rrjetin e shpërndarjes së gazit natyror në Iran, të cilat u konsideruan nga autoritetet vendase si akte sabotimi dhe terrorizmi.

Si pasojë nuk u raportua për viktima, por shpërthimet shkaktuan ndërprerje në furnizimin me gaz natyror në të paktën tre provinca të vendit. Shpërthimet dëmtuan tubacionet e gazit natyror pranë qyteteve Borujen jugperëndim dhe Safasahr në jug.

“Ky akt sabotimi dhe terrorizmi u krye rreth orës 1 të mëngjesit me orën lokale në dy vende,” tha një zëdhënës i kompanisë kombëtare të gazit, Said Agli, cituar nga shërbimi zyrtar i komunikimit.

Asnjë përgjegjësi nuk është marrë deri më tani dhe autoritetet nuk kanë dhënë detaje mbi dyshimet.

Irani ka akuzuar vazhdimisht agjentët e Izraelit, një armik i deklaruar i Republikës Islamike, për kryerjen e operacioneve sabotuese kundër infrastrukturës së vendit, kryesisht bërthamore./vizionplus.tv/

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.