Irani sulmoi Izraelin me dronë e raketa, vjen reagimi i parë nga Kina

Të dielën, Garda Revolucionare Islamike e Iranit nisi goditjen ushtarake me raketa balistike dhe dronë ndaj territorit izraelit. Duke iu përgjigjur pyetjes së medias për këtë, zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kinës u shpreh se Kina i kushton shumë vëmendje përshkallëzimit të situatës dhe u bën thirrje palëve përkatëse të ruajnë gjakftohtësinë […]

Prill 14, 2024 - 16:45
 0
Irani sulmoi Izraelin me dronë e raketa, vjen reagimi i parë nga Kina

Të dielën, Garda Revolucionare Islamike e Iranit nisi goditjen ushtarake me raketa balistike dhe dronë ndaj territorit izraelit. Duke iu përgjigjur pyetjes së medias për këtë, zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kinës u shpreh se Kina i kushton shumë vëmendje përshkallëzimit të situatës dhe u bën thirrje palëve përkatëse të ruajnë gjakftohtësinë për të shmangur përkeqësimin e mëtejshëm të situatës së nderë.

“Përshkallëzimi i situatës tregon se konflikti i Gazës është zgjeruar. Tani detyra e parë është zbatimi i rezolutës Nr.2728 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së për të zbutur sa më parë konfliktin në Gazë. Kina i bën thirrje bashkësisë ndërkombëtare, veçanërisht vendeve me ndikim, të luajnë një rol konstruktiv për mbrojtjen e paqes dhe stabilitetit rajonal.” – tha zëdhënësi.

Sipas njoftimeve, zëdhënësi i Trupave Mbrojtëse të Izraelit Daniel Hagari u shpreh të dielën se nga 13 prilli në mbrëmje deri më 14 prill, Irani lëshoi rreth 300 raketa e dronë kundër Izraelit dhe 99% prej tyre u bllokuan nga sistemi i mbrojtjes ajrore.

Sipas njoftimeve të medias izraelite, gjatë bisedës telefonike të bërë të dielën me kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu, presidenti amerikan Joe Biden u shpreh se ShBA-ja kundërshton kundërpërgjigjen e Izraelit ndaj Iranit dhe nuk do të marrë pjesë në ndonjë sulm të mundshëm.

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Antonio Guterres lëshoi një deklaratë përmes zëdhënësit, ku dënon sulmin masiv të Iranit ndaj Izraelit dhe fton të dy vendet që të ndalojnë menjëherë veprimet armiqësore shkruan CMG.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.