Irina Shayk ndahet nga Tom Brady, romanca e tyre zgjati vetëm disa muaj

Irina Shayk duket se nuk ecën shumë me sportistët. Romancës së shkurtër mes ish-lojtarit të NFL-së, Tom Brady dhe supermodeles ruse i ka ardhur fundi. Pavarësisht vëmendjes intensive mediatike që ka rrethuar lidhjen muajt e fundit, duket se shkëndija mes tyre është zbehur. Thashethemet për lidhjen mes Brady dhe Shayk nisën të qarkullonin në mes […]

Tetor 23, 2023 - 12:40
 0
Irina Shayk ndahet nga Tom Brady, romanca e tyre zgjati vetëm disa muaj

Irina Shayk duket se nuk ecën shumë me sportistët. Romancës së shkurtër mes ish-lojtarit të NFL-së, Tom Brady dhe supermodeles ruse i ka ardhur fundi. Pavarësisht vëmendjes intensive mediatike që ka rrethuar lidhjen muajt e fundit, duket se shkëndija mes tyre është zbehur.

Thashethemet për lidhjen mes Brady dhe Shayk nisën të qarkullonin në mes të korrikut dhe gushtit të këtij viti, kur u zbulua se ish- e dashura e Cristiano Ronaldos e kishte kaluar natën në rezidencën e ish-qendërmbrojtësit në Los Angeles.

Sipas portalit TMZ, megjithatë historia e dashurisë ka marrë fund. Romanca e shkurtër erdhi pasi Tom finalizoi divorcin e tij nga Gisele Bündchen në tetor 2022. Së bashku ata kanë djalin 13-vjeçar Benjamin dhe vajzën 10-vjeçare Vivian.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.