Irlanda emëron ambasadorin në Palestinë dhe hap ambasadën në Ramallah

Dublini ka njohur zyrtarisht shtetin palestinez, siç njoftoi qeveria irlandeze, e cila miratoi vendimin përkatës gjatë një mbledhjeje të kabinetit të martën në mëngjes.

Maj 28, 2024 - 15:00
 0
Irlanda emëron ambasadorin në Palestinë dhe hap ambasadën në Ramallah

Dublini ka njohur zyrtarisht shtetin palestinez, siç njoftoi qeveria irlandeze, e cila miratoi vendimin përkatës gjatë një mbledhjeje të kabinetit të martën në mëngjes.

“Qeveria e njeh Palestinën si një shtet sovran dhe të pavarur dhe ka rënë dakord për vendosjen e marrëdhënieve të plota diplomatike midis Dublinit dhe Ramallah”, thuhet në deklaratë.

Pas vendimit, do të emërohet një ambasador irlandez në shtetin e Palestinës dhe do të krijohet ambasada irlandeze në Ramallah.

Nga ana e tij, kryeministri i Irlandës, Simon Harris, sqaroi se kjo lëvizje po bëhet për të mbajtur gjallë shpresën e paqes.

“Qëllimi i këtij vendimi irlandez është të mbajë gjallë shpresën e paqes. Ai buron nga besimi ynë se zgjidhja me dy shtete është e vetmja mënyrë që Izraeli dhe Palestina të jetojnë krah për krah në paqe dhe siguri”, tha kryeministri irlandez në një deklaratë.

“Unë i bëj përsëri thirrje kryeministrit Netanyahu që të dëgjojë botën dhe të ndalojë katastrofën humanitare që po shohim në Gaza”./vizionplus.tv 

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.