Ironia e deputetit demokrat/ Korreshi letër Nikollës: Jam kryetar i grupit parlamentar të PD, emëroj dhe shkarkoj
Teksa Partia Demokratike është përfshirë nga një debat për kryetarin e grupit parlamentar, ku Basha delegoi Flutura Açkës në këtë post, deputeti demokrat Saimir Korreshi ironizon situatën. Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla, lexoi dje në seancë dy shkresa, atë të Gazment Bardhit që deklaronte se ishte kryetar grupi dhe atë të Bashës, që autorizonte Açkën, […]
Teksa Partia Demokratike është përfshirë nga një debat për kryetarin e grupit parlamentar, ku Basha delegoi Flutura Açkës në këtë post, deputeti demokrat Saimir Korreshi ironizon situatën.
Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla, lexoi dje në seancë dy shkresa, atë të Gazment Bardhit që deklaronte se ishte kryetar grupi dhe atë të Bashës, që autorizonte Açkën, Saimir Korreshi kishte përgatitur edhe vetë një dokument.
Përmes kësaj shkrese, Korreshi vetëshpallet kryetar grupi, ndërsa thekson se ka të drejtë të emërojë dhe shkarkojë. Pavarësisht faktit se ai ia kishte dorëzuar Kuvendit, Lindita Nikolla refuzoi që ta lexonte shkresën ironizuese të Korreshit.
/f.s
What's Your Reaction?