Ish-drejtues i Policisë së Shtetit/ “Rithemeli” në Kukës propozon kandidatin për bashkinë

Dega e Partisë Demokratike në Kukës ka propozuar që opozita të dalë me kandidat të përbashkët në zgjedhjet që do mbahen për herë të dytë për kryebashkiakun e qytetit verilindor në 24 shtator. Megjithatë kreu i Rithemelimit, Sali Berisha, edhe pse deklaroi se ende nuk kanë një emër, u shpreh kategorikisht kundër një kandidati për […]

Gusht 19, 2023 - 13:25
 0
Ish-drejtues i Policisë së Shtetit/ “Rithemeli” në Kukës propozon kandidatin për bashkinë

Dega e Partisë Demokratike në Kukës ka propozuar që opozita të dalë me kandidat të përbashkët në zgjedhjet që do mbahen për herë të dytë për kryebashkiakun e qytetit verilindor në 24 shtator.

Megjithatë kreu i Rithemelimit, Sali Berisha, edhe pse deklaroi se ende nuk kanë një emër, u shpreh kategorikisht kundër një kandidati për gjithë opozitën.

Pavarësisht kësaj duket se demokratët në Kukës, të lodhur dhe të zhgënjyer nga ky konflikt 2 vjeçar, por sidomos nga humbja në zgjedhjet lokale të 14 majit, kanë vendosur që ta marrin vetë situatën në dorë për zgjedhjet në bashkinë e tyre, pas arrestimit dhe burgosjes së Safet Gjicit.

Sipas procesverbalëve të grupseksioneve të Rithemelimit, është propozuar për kandidat për kryetar bashkie, ish-drejtuesi i Policisë së Shtetit, Emri Vata.

I dyti rezulton kreu i degës së Partisë Demokratike zyrtare në Kukës, Arif Rexhmati.

Ish-drejtues i Policisë së Shtetit/ "Rithemeli" në Kukës propozon kandidatin për bashkinë Ish-drejtues i Policisë së Shtetit/ "Rithemeli" në Kukës propozon kandidatin për bashkinë

/f.stafa

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.