Ish-kryebashkiaku i Bulqizës Lefter Alla shpallet fajtor, dënohet me 3 vite burg

Gjykata e Posaçme shpall fajtor dhe dënon me 3 vjet burg  ish-kryebashkiakun e Bulqizës, Lefter Alla. Vendimi u dha ditën e sotme nga GJKKO. Alla u fajësua për “shpërdorim detyre” dhe “shkelje barazie në tendera”. Për shkak të gjykimit të shkurtuar dënimi u ul në 2 vite. Sipas SPAK, vlera e tenderit të Ujësjellësit për […]

Dhjetor 28, 2023 - 10:20
 0
Ish-kryebashkiaku i Bulqizës Lefter Alla shpallet fajtor, dënohet me 3 vite burg

Gjykata e Posaçme shpall fajtor dhe dënon me 3 vjet burg  ish-kryebashkiakun e Bulqizës, Lefter Alla. Vendimi u dha ditën e sotme nga GJKKO.

Alla u fajësua për “shpërdorim detyre” dhe “shkelje barazie në tendera”. Për shkak të gjykimit të shkurtuar dënimi u ul në 2 vite.

Sipas SPAK, vlera e tenderit të Ujësjellësit për të cilën akuzohet Alla kap shumën e 322.439.000 lekë të reja, me afat kohor 10-mujor.

Ish-kryebashkiaku, i cili u arrestua me urdhër të SPAK, pretendon se akuza e shkeljes së barazisë në tendera e ngritur nga SPAK është e pabazuar dhe në shkelje të ligjit.

/a.r

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.