Ish-kryeministri rus bën deklaratën e fortë: Gjermania po përgatitet për luftë me ne
Gjermania po përgatitet për luftë me Rusinë, deklaroi në një postim në Telegram nënkryetari i Këshillit të Sigurimit rus Dmitry Medvedev. Deklarata e
Gjermania po përgatitet për luftë me Rusinë, deklaroi në një postim në Telegram nënkryetari i Këshillit të Sigurimit rus Dmitry Medvedev.
Deklarata e Medvedev erdhi pas publikimit në Rusi të pjesëve audio nga një takim i oficerëve të lartë ushtarakë gjermanë. Berlini ka pranuar se rusët përgjuan audion e një takimi ushtarak ku oficerët gjermanë të Luftwaffe diskutuan furnizimin e raketave me rreze të gjatë Taurus në Ukrainë dhe objektivave të mundshëm.
Biseda u postua në rrjetet sociale nga kanali shtetëror rus RT. Gjermania ka njoftuar se është duke hetuar këtë çështje.
“Përpjekjet për të paraqitur bisedën e oficerëve të Bundeswehr-it si një “lojë raketash dhe tankesh” janë një gënjeshtër keqdashëse. Askush nuk e di nëse lidershipi politik dhe kancelari personalisht e dinë. Por edhe nëse nuk e dinë dhe nuk e kanë urdhëruar, historia njeh shumë shembuj kur ushtria është në gjendje të marrë vendime për liderët politikë për fillimin e luftërave ose nxitjen e tyre”, shkruan Medvedev.
Ministri gjerman i Mbrojtjes Boris Pistorius tha dje se Rusia po zhvillon një “luftë informacioni” që synon të shkaktojë përçarje brenda Gjermanisë. /vizionplus.tv
What's Your Reaction?