Ish-partneri i Melonit shkarkohet nga “Mediaset”, si po ndikon ndarja e saj në tensionet brenda qeverisë italiane

Andrea Giambruno, ish-partneri i kryeministres italiane Georgia Meloni, është larguar si drejtues i një emisioni televiziv kombëtar pas komenteve seksiste jashtë transmetimit, në një program tjetër. Kujtojmë se Meloni njoftoi javën e kaluar se ishte ndarë nga partneri i saj pas publikimit të regjistrimit në emision satirik televiziv, shkruan BBC. “Mediaset” është në pronësi të familjes […]

Tetor 25, 2023 - 20:15
 0
Ish-partneri i Melonit shkarkohet nga “Mediaset”, si po ndikon ndarja e saj në tensionet brenda qeverisë italiane

Andrea Giambruno, ish-partneri i kryeministres italiane Georgia Meloni, është larguar si drejtues i një emisioni televiziv kombëtar pas komenteve seksiste jashtë transmetimit, në një program tjetër.

Kujtojmë se Meloni njoftoi javën e kaluar se ishte ndarë nga partneri i saj pas publikimit të regjistrimit në emision satirik televiziv, shkruan BBC.

“Mediaset” është në pronësi të familjes së kryeministrit të ndjerë Silvio Berlusconi.  “Mediaset” tha se Giambrunos i vjen keq për “sikletin dhe shqetësimin e shkaktuar nga sjellja e tij”, duke shtuar se ai kishte pranuar të linte rolin e tij në ekran në Diario del giorno (Ditari i ditës) në kanalin “Mediaset Rete4”.

Deklarata tregonte se nuk do të kishte asnjë procedim disiplinor ndaj ish-prezantuesit. Roli prezantues i Gambrunos është zëvendësuar për momentin nga gazetarja Manuela Boselli.

Raportet italiane kanë spekuluar se pasojat mbi deklaratat e zbuluara të Giambrunos po kontribuojnë në tensionet brenda qeverisë Meloni. Forza Italia, partia e themeluar nga Berlusconi, është një nga tre partitë në koalicionin e krahut të djathtë të Melonit dhe djali i madh i ish-kryeministrit, Pier Silvio Berlusconi, është kreu i Mediaset.

Si familja ashtu edhe Forza Italia mohojnë çdo lidhje me rrjedhjen e komenteve, të cilat kanë vënë në siklet Georgia Meloni, e cila mori detyrën në tetor të vitit të kaluar.

“Familja Berlusconi u befasua dhe i erdhi keq për atë që ndodhi pas raportimit të transmetuar në ‘Mediaset’, por ata që janë përgjegjës janë të pavarur”, tha zëvendëskryeministri Antonio Tajani, i cili zëvendësoi Silvio Berlusconin si lider partie pas vdekjes së tij qershorin e kaluar.

Kryeministrja italiane, e cila është lidere e partisë së ekstremit të djathtë Vëllezërit e Italisë, njihet për besimin e saj të fortë në vlerat tradicionale të familjes katolike dhe ka thënë në të kaluarën se një fëmijë duhet të ketë një nënë dhe baba./m.j

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.