Ish-polici “ngujohet” në shtëpi, vret gruan 48-vjeçare dhe më pas veten

Një ish -polic  u gjet i vdekur mëngjesin e sotëm në banesën e tij në lagjen San Giovanni a Teduccio në Napoli. 55 -vjeçari ka qëlluar fillimisht në ajër nga

Shkurt 8, 2024 - 14:12
 0
Ish-polici “ngujohet” në shtëpi, vret gruan 48-vjeçare dhe më pas veten

Një ish -polic  u gjet i vdekur mëngjesin e sotëm në banesën e tij në lagjen San Giovanni a Teduccio në Napoli.

55 -vjeçari ka qëlluar fillimisht në ajër nga ballkoni i tij. Më pas u mbyll në shtëpi dhe siç raportojnë karabinierët, fillimisht vrau gruan e tij 48-vjeçare dhe më pas u vetëvra.

Burri, sipas informacioneve të deritanishme, para pak kohësh kishte humbur punën, gjë që dyshohet se ka shkaktuar tension të madh në familje.

Tre fëmijët e tij ishin në shkollë në momentin e ngjarjes tragjike.

Karabinierët, me një operacion special, rrethuan zonën dhe pasi tentuan fillimisht të negocionin me 55-vjeçarin, hynë në banesë, ku konstatuan se çifti kishte vdekur./vizionplus.tv

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.