“Ish-policit iu gjetën 10 mln lekë”/ DETAJE nga megaoperacioni në Fushë-Kuqe: Kompleksi në pronësi të dënuarit…

Zbardhen të tjera detaje në lidhje me operacionin ndërkombëtar të antidrogës, ku Guardia di Finanza, DEA amerikane dhe policia shqiptare goditën një grup kriminal, që bazën e trafikut e kishte në Fushë-Kuqe. Gjatë aksionit deri tani janë arrestuar 6 persona, mes tyre dhe […]

Gusht 16, 2023 - 13:01
 0
“Ish-policit iu gjetën 10 mln lekë”/ DETAJE nga megaoperacioni në Fushë-Kuqe: Kompleksi në pronësi të dënuarit…

Zbardhen të tjera detaje në lidhje me operacionin ndërkombëtar të antidrogës, ku Guardia di Finanza, DEA amerikane dhe policia shqiptare goditën një grup kriminal, që bazën e trafikut e kishte në Fushë-Kuqe.

Gjatë aksionit deri tani janë arrestuar 6 persona, mes tyre dhe ish-efektivi i policisë, Ardit Ismailuka. Mësohet se këtij të fundit i janë gjetur cash 10 milionë lekë. Ndërkohë, zëvendësdrejtori i policisë refuzoi në daljen publike që të sqaronte nëse ish-polici ka lidhje me këtë grup kriminal.

Gazetarja Klodiana Lala tregoi detaje të reja, ku mes të tjerash se trafikantët dje pasi vunë re se ishin pikasur nga policia, i vunë flakën verlierës. Ndërkaq, dje dhe sot është ushtruar kontroll në një kompleks luksoz në Fushë-Kuqe, ku mendohet se ka qenë dhe baza e këtij rrjeti kriminal, që thuhet se i përket një personi të dënuar dhe të shpallur në kërkim ndërkombëtar për trafik heroine. Disa prej të arrestuarve kanë refuzuar që të japin shpjegime, pavarësisht tentativës së oficerëve.

“Mësohet se në Fushë-Kuqe, është ushtruar një kontroll në një kompleks, aty dhe ku është baza e grupit të strukturuar kriminal. Mësohet se ky kompleks është në pronësi të një të dënuari që aktualisht është shpallur në kërkim ndërkombëtar për trafik të heroinës.

Sipas hetimeve kanabisi shkëmbehej me kokainë dhe heroinë në det të hapur, më pas trafikohej në vendet e BE”, tha gazetarja.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.