Ish-prefektja e Fierit paraqitet në SPAK: Nuk jam dakord, por…

Rajmonda Balili akuzohet për shkelje të barazisë në tendera kur ishte kryebashkiake e Patosit Prefektja e Qarkut të Fierit Rajmonda Balili u paraqit në SPAK këtë të Hënë. Pak ditë më parë ndaj saj është vendosur masa e sigurimit pezullim nga detyra, pasi dyshohet për veprën penale shkelje e barazisë në tendera, në kohën kur […]

Mars 18, 2024 - 13:50
 0
Ish-prefektja e Fierit paraqitet në SPAK: Nuk jam dakord, por…

Rajmonda Balili akuzohet për shkelje të barazisë në tendera kur ishte kryebashkiake e Patosit

Prefektja e Qarkut të Fierit Rajmonda Balili u paraqit në SPAK këtë të Hënë. Pak ditë më parë ndaj saj është vendosur masa e sigurimit pezullim nga detyra, pasi dyshohet për veprën penale shkelje e barazisë në tendera, në kohën kur ishte kryebashkiake e Patosit.

Balili ndodhej në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe vetëm tani pas kthimit ajo është njohur me këtë vendim të dhënë në mungesë. Balilaj u shkarkua nga detyra e prefektes me vendim të Këshillit të Ministrave.

Pasi doli nga dyert e SPAK, Rajmonda Balili, foli për mediat duke theksuar se nuk ka kryer shkelje të ligjit.

“Nuk isha në Shqipëri. Nuk jam dakord, por gjithsesi do të vërtetohet gjithçka.”

Balili së bashku me 6 zyrtarë të tjërë të bashkisë së Patosit dyshohet se kanë favorizuar kompaninë “Genti 001” me aksioner të vetëm Ilir Dervishaj në disa procedura tenderimi.

Sipas SPAK nga 2019-2022 kjo kompani ka marrë 32 tendera. I fundit ishte një tender për rikonstruktimin e një rruge punë e cila nuk është kryer. Më herët gjykata u ka komunikuar masën pezullim nga ushtrimi i funksionit 6 zyrtarëve të tjerë të bashkisë.

/a.r

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.