Ishin nisur drejt Europës, dy adoleshentët ngrijnë për vdekje në kontejnerët e anijes

Dy emigrantë adoleshentë nga Tunizia kanë vdekur pasi ishin fshehur në një kamion frigoriferik në një anije që shkonte për në Evropë. “Dy

Janar 23, 2024 - 14:46
 0
Ishin nisur drejt Europës, dy adoleshentët ngrijnë për vdekje në kontejnerët e anijes

Dy emigrantë adoleshentë nga Tunizia kanë vdekur pasi ishin fshehur në një kamion frigoriferik në një anije që shkonte për në Evropë.

“Dy persona të moshës 16 deri në 17 vjeç vdiqën pasi hynë në një kontejner që transportonte perime dhe fruta në një anije që nisej për në një vend evropian”, i tha AFP drejtori i Shërbimit të Mbrojtjes Civile për rajonin e Tunisit, Munir Riabi.

Dy të miturit ishin pjesë e një grupi prej katër të rinjsh që përpiqeshin të emigronin, të cilët kaluan rreth tetë orë në të ftohtë para se ekuipazhi i anijes të merrte vesh për praninë e tyre dhe të kthehej në portin e Tunisit.

Dy të tjerët u dërguan në spital në një gjendje të qëndrueshme, tha Riabi, duke theksuar se grupi i të rinjve ishin nga zona të ndryshme të thella.

Javën e kaluar, garda kombëtare njoftoi zhdukjen në det të rreth 40 tunizianëve që ishin larguar nga Sfax (lindja qendrore) dhe po përpiqeshin të arrinin në Itali, brigjet më të afërta të së cilës janë rreth 150 km larg. Në vitin 2023, 155,754 migrantë mbërritën në Itali në mënyrë të parregullt (rritje me 50% në një vit), me tunizianët që përbëjnë grupin e dytë më të madh (17,304) pas Guineas (19,204), sipas ministrisë së brendshme italiane. /vizionplus.tv

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.