Ishte dëshmitar i 11 krimeve/ Shqiptari nga Shkodra dyshohet se u ekzekutua nga klani “Skaljar”

Shqiptari Edmond Mustafa, është vrarë dje në Tivar. Dyshohet se anëtarët e klanit kriminal, “Skaljar”, kanë vrarë dje Edmond Mustafën për ta penguar të flasë para hetuesve për veprimet e tyre të përbashkëta kriminale, në të cilat dyshohet se ai ka marrë pjesë, shkruan Vijesti. Mustafa kishte thënë se e di se cili nga anëtarët e klanit […]

Shkurt 28, 2024 - 10:55
 0
Ishte dëshmitar i 11 krimeve/ Shqiptari nga Shkodra dyshohet se u ekzekutua nga klani “Skaljar”

Shqiptari Edmond Mustafa, është vrarë dje në Tivar.

Dyshohet se anëtarët e klanit kriminal, “Skaljar”, kanë vrarë dje Edmond Mustafën për ta penguar të flasë para hetuesve për veprimet e tyre të përbashkëta kriminale, në të cilat dyshohet se ai ka marrë pjesë, shkruan Vijesti.

Mustafa kishte thënë se e di se cili nga anëtarët e klanit të tij është përgjegjës për 11 vrasje, kështu që hetuesit po punojnë për të përcaktuar nëse është vrarë për këtë arsye.

Në krye të klanit, pjesë e të cilit ishte edhe Mustafa për gati një dekadë, ishte Alan Kozar, i cili u ekzekutua në verën e vitit 2020.
Shumë pretenduan se Mustafa atëherë ka ndërruar krah.

Mustafa thuhej se do të akuzonte liderin absolut të atëhershëm të Shkaljarëve, për shumë vrasje.

/f.s

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.