Ishte e punësuar në kompaninë e saj, reagon Zajmina Vasjari për Bedrie Lokën: “E bukur, e fortë, e ndershme…!

41-vjeçarja, Bedrie Loka, nënë e katër fëmijëve, pas bullizimit në platformën “Tik-Tok” dhe dhunës nga bashkëshorti, i dha fund jetës, duke pirë fotoksinë. Ngjarja ka ndodhur më 2 janar, 41-vjeçarja mori hapin fatal për jetën, pasi bullizohej në rrjetin social TikTok nga kolegët e fasonerisë ku ajo punonte. Ditën e sotme është arrestuar edhe bashkëshorti i saj, […]

Janar 6, 2024 - 15:31
 0
Ishte e punësuar në kompaninë e saj, reagon Zajmina Vasjari për Bedrie Lokën: “E bukur, e fortë, e ndershme…!

41-vjeçarja, Bedrie Loka, nënë e katër fëmijëve, pas bullizimit në platformën “Tik-Tok” dhe dhunës nga bashkëshorti, i dha fund jetës, duke pirë fotoksinë.

Ngjarja ka ndodhur më 2 janar, 41-vjeçarja mori hapin fatal për jetën, pasi bullizohej në rrjetin social TikTok nga kolegët e fasonerisë ku ajo punonte.

Ditën e sotme është arrestuar edhe bashkëshorti i saj, Xhemal Loka, ga hetimet rezultoi se 45-vjeçari ka dhunuar në mënyrë të vazhdueshme bashkëshorten e tij, Bedrie Loka.

Ai ishte kthyer nga Greqia dhe e kishte kërcënuar me thikë gruan për ta vrarë, në prezencë të njërit prej fëmijëve të tyre.

Për këtë ngjarje ka reagur edhe Zaimina Vasjari e cila ka zbuluar se e ndjera punonte në kompanin e saj.

Zaimina shprehet se askujt nuk i interesoi historia e një gruaje të dhunuar por iu interesoi historia e Tik Tokut.

Vasjari shprehet se në momentin që ndodhi ngjarja ajo e e ka ditur që nuk ishte një histori Tik Toku, dhe bullizmi brenda fabrikës, por dhuna e ushtruar në familjen e viktimës.

“Tani do prehesh në paqe Bedrie! U përpoqa shumë dje të zbardhja historinë tënde nga lajmi i rremë që portalet të përfshinë, por për fat të keq askujt nuk i interesoi historia e një gruaje të dhunuar, se ndoshta është shumë e dëgjuar, por historia e tik tokut do ishte lajm më i klikuar.

Për fat të keq sor edhe lajmi i vdekjes shet, pa i interesuar e vërteta. Ti ishe një grua e bukur, e zonjë, e fortë, një nga punëtoret më të shkëlqyera të kompanisë sonë, e ndershme dhe një nënë shembullore”, shkruan Zajmina në postimin e saj./m.j

LINI NJE KOMENT

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.