Ishte larguar prej një jave nga shtëpia/ I moshuari në Korçë gjendet i mbytur në rezervuar

Një i moshuar ishte larguar prej një jave nga shtëpia dhe gjendet ditën e sotme i mbytur në ujërat e rezervuarit të Gjancit,

Shtator 6, 2023 - 17:52
 0
Ishte larguar prej një jave nga shtëpia/ I moshuari në Korçë gjendet i mbytur në rezervuar

Një i moshuar ishte larguar prej një jave nga shtëpia dhe gjendet ditën e sotme i mbytur në ujërat e rezervuarit të Gjancit, gati 14 km larg qytetit të Korçës.

 

Burime të sigurura thanë se që nga dita e largimit nga banesa familjarët e të moshuarit kanë bërë denoncim në policinë e Korçës për zhdukjen e të afërmit të tyre.

 

Nga ajo ditë policia por dhe familjarët kanë pasur kontakte me persona të tjerë por duket se asnjëri prej tyre nuk ka pasur informacion për të.

 

Burime jo zyrtare thane se kanë qene banorë të zonës që kanë parë një trup në ujërat e rezervuarit dhe menjëherë kanë lajmëruar policinë lokale, e cila ka bërë të mundur dhe nxjerrjen e trupit pa jetë nga ujërat e këtij Rezervuari

 

Trupi i të moshuarit ndodhet në morg ku do bëhet dhe autopsia.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.